займ на карту онлайн потребительский кредит

Rrena

1 Prill, 2020 - 11:30 am

Poezi nga Ndre Mjedja

Mos thuej rrena kurr, o f´mi,
por gjithmonë t’i keshë mëni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë,
Se rrencak ndokush me t´thirrë.

Mos t´shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmbrenda;
S´vonon dita, gja s´e ndal,
E´ në fushë rrena ka me dalë.

Por veç marrja ka me t´mbetë
E kund besë nuk ke për t´gjetë.
Edhe t´drejtën n´kjoftë se e thue,
Për rrencak kanë me t´kujtue. /KultPlus.com

Të ngjajshme