Rritu!

7 Maj, 2021 - 9:31 am

Poezi nga Liridon Mulaj

Plagët e guralecëve ndër shputa
mbylli me dyll
Harroji tutat e shkyeme n’gjunj
e krahët mbushun me t’gërvishtuna
fëminije

Harroji!
Karrocat prej druni
shokët me flokë t’pa qethuna
Valët e detit harroji
edhe shkumën e tij t’gjelpt’

Vishi teshat e moralit
ndryj vetullat
e syve, terrojua driten
tash je burrë,
e lumtunia s’të ka ma hije

Kshtu m’tha baba dikur
e mandej iku
m’la vetëm… / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme