Shqipëria, aty ku është balta më e ëmbël se mjalta

7 Janar, 2024 - 7:31 pm

Poezi nga Andon Z. Çajupi

Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
–Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
–Do vend’ e tij.

Ku i duket balta
m’ë e ëmbël se mjalta?
–Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
–Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakmojë?
–Për vend’ e tij./KultPlus.com

Të ngjajshme