Shumë të kam dashur por

3 Tetor, 2021 - 2:58 pm

Poezi nga Teodor Keko

Në Selanik anijet mbërrijnë,
në port unë mbeta far i gjallë.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty ama, kërkund s’të pashë.

Në Selanik avionët mbërrijnë,
në pistë unë pija lotin tim.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty s’të gjeta n’udhëkalim.

Atëherë u mbylla në vetvete
me shumë whisky e n’akull pak.
Në darkë i dehur po mendoja:
Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka… / KultPlus.com

Të ngjajshme