Si e diela e Ali Podrimjes

13 Mars, 2022 - 3:00 pm

Poezi nga Sali Bashota

Si e diela e Ali Podrimjes

Lëre mënjanë shikimin
Edhe përqafimin lëre mënjanë
Çdo gjë është si ëndrra
Deri në natën tjetër

Merre dashurinë këndej
Edhe fjalët e ëmbla merri
Secili e kërkon vetveten
Në librin e vetmisë

Lëre mënjanë shqetësimin
Në vendin e bekuar është frymëzimi
Si e diela e Ali Podrimjes
Të pafajshëm s’janë vetëm engjëjt

Deri në ditën tjetër
Të gjithë bëhemi të lumtur
Vetëm heshtja ndihet rehat
Lëre pra atë si vdekjen

(13 mars 2022)

Të ngjajshme