‘Sikur zemra ime të ishte gjallë, do të dridhej si thupra në uji sa herë që të më dilje përballë’

13 Shkurt, 2021 - 11:00 pm

Poezi nga Arbër Jashari

Sikur zemra ime te ishte gjallë
Do të dridhej si thupra në uji
Sa herë që të më dilje përballë  

Copa copë-copë  do të thyhej
Nga fjalët tua, mjaltë.
Krijesë e rrallë.

Sikur zemra ime të ishte gjallë
Do të shtangej në vend
Sapo ta dëgjonte  emrin tënd

E nga shikimi yt
do të shpërthente  flakë,
si baroti në zjarr

Sikur zëra ime te ishe gjallë
Pa dyshim ajo do të donte vetëm ty
Po ç’ ti bësh që zemra ime ka mbetur
Vetëm një copë mish i zi
Një copë mish i egër. / KultPlus.com

Të ngjajshme