Të dielave mos më thirr më

3 Shtator, 2018 - 6:00 pm

Poezi nga Lulzim Tafa.

Të dielave mos më thirr më

Mund të mos zgjohem

Përjetë të rri në gjumin e vdekjes

Mos i harro çastet e ngrira

Veç të dielës zgjidhe ditën tënde

Për ty kur të vdes

Pas shtatë bjeshkësh të ta gjej emrin

Ah, si nuk vjen ditëve të tjera.

(Marrë nga Libri “I kam edhe dy fjale”) / KultPlus.com

Të ngjajshme