Të jesh me ty

9 Tetor, 2022 - 3:00 pm

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Të prekësh heshtjën tënde sic prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?
Te ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshëtimen e kaltër,
limonat mbi krye,
pëshkarexhat si zjarre të natës?
Të jesh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si perpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetes?
Të jesh me ty?
Të jesh me ty! /KultPlus.com

Të ngjajshme