Tërmet, po ai klith, do sisë

26 Nëntor, 2019 - 1:39 pm

Episod

Fatos Arapi

Tërmet.
Tërmet.
Tërmet.
Po ai lind,
vjen në jetë.
Qan.
Duar e këmbë lëviz.
I lidhin kërthizën.
E lajnë.
Pastaj ndër shpërgënjtë e ngrohtë e mbështjellin
e ndjehet mirë.
Tërmet.
Po ai klith,
do sisë./KultPlus.com

Të ngjajshme