Toka mbi pemë

30 Qershor, 2023 - 10:42 am

Poezi nga Ibrahim Berisha

Toka mbi pemë

As nuk di pse
Toka hipur mbi pemë
Më duket vetëm pyll

Por, mund t ‘ju them
Sërish disa hije
Kohë mbas kohe
Rriten në barë
Më lartë se retë

Është e shtunë
Pa rrugë sipër ikjes
Copat e ajrit
Përsëri si zogj

Ndërkohë nuk e di
A ekziston më
Dikush që do të vijë ndonjëherë./KulPlus.com

Të ngjajshme