Unë jam askushi, kush je ti?

2 Mars, 2023 - 11:10 pm

Poezi nga Nga Emily Dickinson

Përktheu Elona Caslli

Unë jam askushi. Kush je ti?
Je edhe ti askushi?
Atëherë jemi dy. Mos i trego njeriu!
Ata do ta kuptonin menjëherë.

Sa e frikshme të jesh Dikushi!
Të të njohin, siç njohin një bretkosë.
T’ia thuash emrin tënd gjithë ditën e ditës.
një moçali admirues. / KultPlus.com

Të ngjajshme