8 Qershor, 2025 - 11:00 pm
Ylli britanik i muzikës pop, Adele, i ka shkruar letra falënderimi krijuesve të serialit të Netflix “Adolescence”, duke treguar se drama e fuqishme e ka ndryshuar marrëdhënien e saj me djalin 13-vjeçar, Angelo.
Adele, 37 vjeçe, e pa serialin së bashku me Angelo, dhe i dërgoi një letër regjisorit Philip Barantini, duke e vlerësuar për ndikimin që pati në marrëdhënien e tyre.
“Adolescence” trajton historinë e një nxënësi të ri që përballet me pasojat e radikalizimit online dhe është seriali më i shikuar në gjuhën angleze në Netflix pas “Wednesday”, shkruan DailyMail.
Regjisori Barantini tha se ka marrë mesazhe nga njerëz nga e gjithë bota që janë prekur nga kjo histori, përfshirë edhe një mesazh nga Steven Spielberg.
Ai përmendi edhe letrën prekëse të Adeles, e cila e bëri këtë bashkëpunim edhe më domethënës.
Seriali ka ndezur një debat kombëtar dhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer e ka rekomanduar për t’u shfaqur në shkolla, duke treguar se e ka parë me fëmijët e tij.
Në aspektin personal, Adele vazhdon jetën e saj pas divorcit nga Simon Konecki dhe është në një lidhje prej vitit 2021 me të fejuarin Rich Paul, me të cilin u shfaq rrallë publikisht vitin e kaluar./ KultPlus.com