Adriana Lima e pëlotur sfilon për herë të fundit në Victoria’s Secret

9 Nëntor, 2018 - 4:56 pm

E përlotur dhe shumë emocionale ishte dje modelja braziliane Adriana Lima, e cila sfiloi për herë të fundit për Victoria’s Secret.

Supermodelja uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria’s Secret. Videoja përfundoi me një mesazh “faleminderit” përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.

37-vjeçarja më pas sfiloi për herë të fundit me shumë emocione ndërsa të ftuarit iu ngritën në këmbë në shenjë respekti.

Modelja përmes rrjetit tw saj social “Instagram” ka falënderuar “Victoria Secret”.

“E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoj”./insajderi.com/KultPlus.com

Të ngjajshme