Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në të njëjtën skenë

20 Tetor, 2017 - 12:23 pm

Duka i Kembrixhit dhe Princi Harry kanë nderuar të rinjtë inspirues të njohur me një çmim kombëtar duke i ftuar ata në Pallatin Kensington, shkruan KultPlus.

William dhe Harry takuan fituesit dhe finalistët e “Teen Awards të BBC Radio 1” këtë të mërkurë, së bashku me këngëtaren Rita Ora, DJ-të e t Nick Grimshaë, Clara Amfo dhe Greg James.

Ndër fituesit ishin vëllai dhe motra Holly, 15 vjeçare dhe Oliver, 13 vjeç, të cilëve u quajtën “Teen Heroes” në kategorinë e shëndetit mendor, të cilët ofruan kujdes psikologjik, emocional dhe fizik ndaj nënës së tyre që vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit.

Çmimi “Teen Awards” të BBC Radio 1 është tani në vitin e tetë të organizimi dhe fituesit e këtij viti do të nderohen në Teen Awards Radio 1 këtë të diele që do të mbahet në Wembley Arena.

Në këtë evend krahas performances se Rita Orës, The Vamps, Camila Cabello do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Të dy artistet shqiptare do të performojnë në të njëjtin event. Kjo nuk është hera e parë që dy artistet shqiptare janë të ftuara në të njejtin event, por ende nuk është parë ndonjë takim mes tyre apo ndonjë fotografi bashkë. Presim të shohim nëse ky event do t’i bëjë bashkë dy artistet shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme