Aktori Redford shet vendpushimin luksoz në shkretëtirë

14 Janar, 2021 - 10:31 am

Robert Redford, aktori dy herë fitues i çmimit Oskar, regjisori dhe konservatori, ka shitur ”Sundance Mountain Resort”, vendpushimin luksoz të shkretëtirës së Utah, në destinacionet kryesore malore të Amerikës së Veriut.

Redford e themeloi atë në 1969, më shumë se 50 vjet më parë, duke e bërë atë një nga vendet (përveç Salt Lake City dhe Park City) të festivalit, homonim të filmit që ai bëri me Sidney Pollack që nga vitet ’90.

Shitja është rezultat i një plani strategjik afatgjatë i krijuar për të ruajtur dhe konsoliduar trashëgiminë e Redford, duke përfshirë një angazhim të vazhdueshëm për zhvillim të përgjegjshëm dhe ruajtjen e tokës.

Resorti prej 2 600 hektarësh përfshin 1 845 hektarë tokë malore.

Së bashku me këtë njoftim, Redford dhe familja e tij kanë bashkëpunuar me ”Utah Open Lands” për të mbrojtur përgjithmonë mbi 300 hektarë habitat natyror të pacenuar, përrenj dhe toka të lagështa ku ndodhet edhe ndërtimi më i ri, Elk Meadows.

Sundance është si asnjë mal tjetër në Utah ose SHBA. /ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme