Aktorja Kate Winslet pjesë e kompanisë më të madhe të kozmetikës, me mision të veçantë

10 Qershor, 2021 - 11:45 pm

Kompania e madhe e kozmetikës L’Oreal Paris ka shpallur aktoren e njohur Kate Winslet si ambasadore globale, duke e bërë atë pjesë të misionit për gratë: “kurrë mos dyshoni në veten tuaj; të gjithë ia vlejnë”.

“Jam shumë e lumtur të jem pjesë e thënies së L’Oreal Paris: Të duhet kurajo dhe forcë të besosh se ti vlen”, ka thënë Winslet.

“Nganjëherë ndihesh e pavlerë. Të gjithë i kemi ato momente, dhe kjo na bën neve njerëz. Por, sa më shumë i thua këto fjalë dhe beson në atë çfarë je në të vërtetë, atëherë me kohë dhe besim në vete, ti gjithashtu do të ndihesh me vlerë”.

Delphine Viguier-Hovasse e L’oreal Paris shpjegon, “Kate Winslet është ikonë e vërtetë, në film dhe një grua e fortë, një zë fuqizues në misionin tonë në L’oreal Paris: Beso në vete në mënyrë që gjenerata e ardhshme nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Me talentin e saj për të ngritur historitë e grave dhe të mbështesë ato që nuk kanë zë, Kate Winslet ndan me ne arsyen pse jemi në L’Oreal Paris- të inkurajojmë gratë për të ditur vlerën e tyre të festojnë bukurinë dhe të guxojnë të jenë vetvetja”./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme