Aktorja zhvishet në skenë si shenjë proteste për mbylljen e teatrove dhe kinemave

13 Mars, 2021 - 2:58 pm

Një aktore franceze protestoi e zhveshur në César Awards me kërkesat që qeveria të bëjë më shumë për të mbështetur kulturën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Corinne Masiero, 57-vjeçare, kishte veshur një kostum gomari mbi një fustan me njolla gjaku para se të zhvishej në skenë në eventin e Francës të ngjajshëm me Oskar.

Kinematë janë të mbyllura në Francë për më shumë se tre muaj.

Masiero ishte i ftuar në ceremoninë e së premtes e cila mbahej me distancë për të prezantuar çmimin për kostumet më të mira.

Aktorja u zhvesh në skenë dhe kishte mesazhin “Pa kulturë, pa të ardhme” të shkruar në pjesën e saj të trupit.

Dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit francez Jean Castex, Masiero kishte një parullë tjetër në shpinë e cila lexonte: “Na ktheni artin, Zhan”.

Aktorë dhe regjisorë të tjerë bënë kërkesa të ngjashme gjatë shfaqjes, duke thënë se fëmijët e tyre mund të shkojnë në Zara, por jo në kinema dhe kjo ishte e pakuptueshme.

Dhjetorin e kaluar, qindra aktorë, regjisorë teatri, muzikantë, teknikë filmash dhe kritikë, dhe shumë të tjerë nga bota e kulturës franceze protestuan në Paris dhe qytete të tjera kundër mbylljes nga qeveria të vendeve të kulturës./demokracia/ KultPlus.com

Të ngjajshme