Arilena zbulon detaje nga “Eurovizioni”

18 Shkurt, 2020 - 3:00 pm

 

Pas fitores së Festivalit të Këngës në RTSH, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”.

Në një intervistë ajo ka zbuluar disa detaje nga performanca që do të ketë në skenën e madhe.

Arilena tha se menjëherë pas fitores është nisur për në Los Angelos për të përpunuar versionin Anglisht të këngës “Shaj”, e cila tashmë është gati.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës.

Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”,  ka thënë këngtarja.

E pyetur për performancën, veshjen dhe detaje të tjera, Arilena tha se gjithçka është menduar dhe mezi po pret të ngjitet në skenë.

“Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka përfunduar Arilena. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme