Ava Max me performancë të mahnitshme në “Jimmy Kimmel Live”

2 Mars, 2021 - 4:55 pm

Katër ditë më parë, Ava Max, e lansoi videorpojektin e ri muzikor me titull “My Head & My Heart”, i cili u mirëprit nga fansat e këngëtares dhe i morri më shumë se 2 milionë klikime në platformën YouTube.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare gjithashtu e promovoi këngën e re në emisionin shumë të ndjekur amerikan, “Jimmy Kimmel Live”, me ç’rast e solli një performancë fantastike live.

Të shumta ishin komentet e fansave rreth interpretimit të Avas e cila përveç vokalit të fuqishëm, gjithashtu vallëzoi në skenë e shoqëruar nga disa valltare.

“My Head & My Heart” është një këngë shumë ritmike dhe mjaft e vështirë për t’u interpretuar.

Në shtator të vitit 2020, Ava Max e lansoi albumin e saj debutues me titull, “Heaven & Hell”, në të cilin përfshihet edhe një këngë e titulluar “Who’s Laughing Now”, e cila i dedikohet të gjitha vajzave që kanë qenë pre e bulizmit të vazhdueshëm në shkollë.

Këngëtarja kur ishte në shkollë të mesme ishte ngacmuar vazhdimisht nga nxënësit e tjerë. Mbi të madje ishte ushtruar dhunë fizike disa herë, çka edhe e ka bërë të refuzojë të shkojë në shkollë, dhe kështu i ka ndjekur mësimet nga shtëpia. “Who’s Laughing Now” gjithashtu është lansuar edhe me videoklip në platformën YouTube, ku i numëron mbi 84 milionë klikime.

Ndërkohë, Ava Max i ka publikuar edhe disa këngë tjera të albumit me videoklip, si “OMG What’s Happening”, “My Way”, “Kings & Queens”, “So Am I”, “Torn” dhe të tjerë./ KultPlus.com

Të ngjajshme