Revista “Vogue” vlerëson Dua dhe Rina Lipën për stilin e tyre

18 Janar, 2021 - 8:37 pm

Revista prestigjioze “Vogue” ka vlerësuar stilin e veshjes së Dua dhe Rina Lipës, përkrah emrave të njohur të show bizit botëror, shkruan KultPlus.

Në artikullin e shpërndarë me titull “Instagramet më të mira për modë gjatë kësaj jave: Dua Lipa, Kim Kardashian, FKA Twigs dhe të tjerë”, “Vogue” ka përmendur edhe motrat me prejardhje shqiptare, Lipa.

“Dua Lipa ka kaluar një javë të zjarrtë mode. E rrethuar nga palma, ajo na tregoi një veshje po aq të butë me një fustan të gjelbër të rrafshët me prerje të lëngshme”, ka shkruar revista për yllin e njohur të muzikës pop.

Në anën tjetër, ata kanë çmuar lartë edhe stilin e veshjes së Rina Lipës.

“Dua nuk është e vetmja Lipa që ka talent për stilin. Me oqeanin në sfond, motra e saj më e vogël, Rina, u shfaq me një pamje shumë elegante, që përfshinte një varëse perlash, një këmishë klasike të bardhë, një fund të zi dhe taka”, shkruan “Vogue” për Rinën.

Në artikullin e revistës “Vogue” përmendet edhe Kim Kardashian, FKA Twigs, Tracee Ellis Ross etj.

Vlen të tyheksohet se së fundmi edhe Dua Lipa ka pozuar për “Vogue” e madje është përzgjedhur për kopertinën e këtij muaji. / KultPlus.com

https://www.vogue.com/article/best-fashion-instagrams-kim-kardashian-dua-lipa-fka-twigs

Të ngjajshme