Ava Max paralajmëron albumin debutues “Heaven and Hell”

30 Korrik, 2020 - 9:30 am

Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka arritur një numër të madh të sukseseve në botën e muzikës.

Ajo tashmë rangohet krah për krah me artistët e tjera shqiptare të cilat kanë arritur famë ndërkombëtare. Pas publikimit të këngëve dhe hiteve të shumta, Ava Max më në fund, në shtator të këtij viti do të sjellë albumin e saj të parë i cili do të titullohet “Heaven and Hell”.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër duke sjellë kopertinën e albuimit të saj.

“Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar të ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë…, këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e albumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

 25 – vjeçarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë është nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit”, në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2020. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDPLQNSFq71/?utm_source=ig_embed&fbclid=IwAR0zUKiSHrKy8gIaeAJY33oEd-rLMrPr_mSaZU99D1zpJj4cZ5-nqT4sa3Y

Të ngjajshme