Bebe Rexha dhe Dua Lipa mirëpriten nga fansat në Rusi (FOTO/VIDEO)

28 Korrik, 2017 - 2:14 pm

Këngëtaret shqiptare, tashmë me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, kanë udhëtuar për në Moskë ku do të marrin pjesë në një ndër festivalet më moderne të muzikës,‘Evropa Plus’. Ato janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat atje, shkruan KultPlus.

Bebe, është shprehur shumë e lumtur për udhëtimin e saj në kryeqytetin Rus edhe më e lumtur për pritjen që i kanë bërë fansat e saj, të njohur si ‘rexhars’.

Bebe Rexha, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa fotografi dhe video, që nga nisja e saj për në Moskë, deri te pritja që i kanë bërë fansat atje. Në video shihen një numër i madh i fansave, të cilët presin Beben, duke brohoritur emrin e saj, duke kënduar pjesë nga këngët e saj, dhe me mbishkrime si ‘We got u Bebe’, ata kanë shprehur dashurinë për këngëtaren shqiptare. Madje Bebe nga fansat e saj në rusi, ka marrë si dhuratë edhe një portret të sajin.

‘Rusia I love u’, ‘I love my rexhars’, ‘Back in Rusia’, ‘Evropa Plus for to days’, janë disa nga përshkimet e Bebes në postimet e saj në Instagram.

Në Moskë gjendet edhe Dua Lipa, ku do të performojë sonte në ‘Europa Plus’.

Edhe Dua, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të treguar pritjen që i është bërë nga fansat rus në Moskë. Ajo ka postuar një video ku shihet pritja që i është bërë në aeroport nga fansat, të cilët kanë brohoritur emrin e Duas. Dua shihet duke folur me fansat, duke bërë fotografi dhe duke u dhënë nënshkrimin e saj.

Dashuria ruse është këtu, duke treguar dashuri për mua. Ju faleminderit!’ ka shkruar Dua pranë videos.

Në Festivalin ‘Evropa Plus’ është paralajmëruar që do të marrin pjesë edhe dy këngëtare të tjera shqiptare, bëhet fjalë për Era Istrefin dhe Arilena Ara, por këto të dyja nuk kanë postuar ende asgjë, madje thuhet se Era Istrefi është kërcënuar nga Rusët dhe për shkaqe siguria ajo e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë festival. Pritet të shihet nëse Arilena do të jetë prezente apo jo. /KultPlus.com

Russian loves really out here showing me love! Thank you! ❤️✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Të ngjajshme