Bebe Rexha shprehet e emocionuar për “Grammy Awards 2020”

21 Janar, 2020 - 10:00 am

“Grammy Awards 2020” në listë e nominimeve ka një numër të madh artistësh, por këngëtaret shqiptare kësaj radhe nuk janë bërë pjesë e këtyre nominimeve, shkruan KultPlus.

Por, megjithatë në mbrëmjen e 26 janarit në Los Angeles në skenë do të ngjitet edhe Bebe Rexha  në rolin e prezantueses. Ajo do të prezantojë një nga çmimet e “Grammy” dhe kjo është një emocion i veçantë për Beben.

 “E ngazëllyer që do e ndajë këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, ka shkruar ajo në Instagram. /KultPlus.com

Të ngjajshme