Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë pasi bëri simbolin e shqiponjës me duar në skenë (VIDEO)

19 Qershor, 2023 - 9:25 am

Këngëtarja Bebe Rexha pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte duke performuar në skenë në një koncert në New York City të dielën, pasi dikush nga eventi hodhi telefonin drejt saj.

Këngëtarja dhe kantautorja 33-vjeçare po performonte në koncerin e së dielës në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës e në të njëjtën kohë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, kur dikush nga publiku e gjuan me telefon duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i madh i të pranishmëve në koncert.

Një postim në Twitter nga llogaria Pop Base thoshte: ‘Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.’

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj yllit të popit. / KultPlus.com

Të ngjajshme