займ на карту онлайн потребительский кредит

Bebe Rexha paraqitet me veshje nga disenjatorja shqiptare në premierën e “Maleficent”

Tetor 1, 2019 - 2:25 pm

Bebe Rexha mbrëmë ka qenë e pranishme në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil në Los Angeles. Gjatë parakalimit na tapetin e kuq ajo shkëlqen me veshje nga disenjatorja shqiptare Dona Matoshi, shkruan KultPlus.

 E veshur me një fustan të gjatë, të zi, Bebe është dukur shumë elegante ku me këtë rast ajo është takuar me protagonisten e filmit, Angelina Jolie. Ato krah njëra-tjetrës fotografohen teksa po parakalonin në tapetin e kuq.

Bebe është shprehur e lumtur për këtë takim, ku krahas fotografisë ajo ka shkruar: U takova me mbretëreshën.

Por, e lumtur që ka arritur të vesh një prej yjeve botërore, është shprehur edhe disenjatorja Matoshi, teksa ka ndarë fotografitë e Bebes në Instagram.

 “Maleficent 2″ vjen pas versionit të parë të filmit në vitin 2014. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. / KultPlus.com

Të ngjajshme