Dua Lipa e mahnitshme për “Elle”, flet edhe për barazinë gjinore (FOTO)

3 Korrik, 2020 - 12:10 pm

Këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, ka qenë në fokusin e edicionit më të ri të revistës “Elle”. Përveç fotosesionit të mahnitshëm që e kanë sjell dyshja bashkëpunuese, Dua ka dhënë edhe një intervistë ku ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e izolimit gjatë pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.

Ajo ka treguar që këtë periudhë e ka konsideruar si shumë të mirë sepse i ka dhënë hapësirë që të qëndrojë më gjatë bashkë me të dashurin në Londër.

“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.

Ky qëndrim brenda, ajo shpreson që do t’i shërbejë njerëzimit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.

Lipa tutje ka thënë që gjatë gjithë kësaj periudhë është munduar të qëndrojë sa më pozitive përkundër faktit se i gjithë vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë.

Një tjetër temë që Dua e ka shtjelluar për “Elle” është edhe barazia gjinore për të cilën flet edhe përmes këngës së saj “Boys will Be Boys”.

“Shpesh do të flas për barazinë e grave, veçanërisht në vendin e punës, por kjo këngë flet për përvojat personale dhe dhimbjet në rritje të asaj që si është të jesh femër.” / KultPlus.com

Të ngjajshme