Bebe Rexha preferon recetat shqiptare gjatë ditëve në karantinë

21 Prill, 2020 - 10:17 am

Ylli i muzikës, Bebe Rexha, po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këto ditë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i ka shfrytëzuar për të provuar çdo lloj recete shqiptare, të cilat më pas i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Kjo është një mënyrë e mirë e Rexhës për ta promovuar kulturën dhe traditat shqiptare te publiku mbarëbotëror, transmeton Koha.

Së fundmi këngëtarja e cila si duket e gëzon pasionin për kuzhinën, ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

“Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët”, ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.

Kujtojmë se Bebe Rexha, shquhet si një prej kantautorëve më të talentuara dhe më të suksesshme në Amerikë. Këngëtarja është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël. Por, ajo mundohet në maksimum t’i ruajë traditat e vendlindjes, dhe shpesh e kemi parë duke postuar video ku ajo shihet duke vallëzuar me muzikë shqipe, duke e folur gjuhën amtare me familjarët e saj si dhe duke gatuar receta tradicionale shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme