Bebe Rexha u ofron ndihmë me të holla personave në nevojë

17 Mars, 2020 - 1:08 pm

Prej se ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Bebe Rexha është shumë aktive në Twitter ku po kontakton me publikun dhe ndjekësit e saj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare para 12 orësh e ka bërë të ditur lajmin se një mik i afërt i shokut të saj, e ha humbur jetën si pasojë e koronavirusit në moshën vetëm 42-vjeçare. E shqetësuar nga ky lajm, Rexha po vazhdon t’iu bëjë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht rrezikun që COVID19 e paraqet, transmeton Koha.

Ajo madje ka bërë thirrje të Qeveria amerikane që të pezullohen përkohësisht pagesat e hipotekave, qirave dhe shërbimeve tjera, në mënyrë që populli të ketë mundësi ta kalojë më lehët periudhën e vetizolimit.

E prekur nga tregimet e disa fansave të saj të cilët kanë treguar që nuk po iu dalin paratë për t’u kujdesur për veten dhe familjet e tyre, Bebe Rexha e ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human, duke iu ofruar t’iu dërgojë të holla. /KultPlus.com

Të ngjajshme