Beyonce mund ta interpretojë kolonën zanore të James Bondit

27 Gusht, 2017 - 5:35 pm

Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Beyonce është emri më i përfolur për të interpretuar kolonën zanore të filmit të ri të agjentit James Bond.

Daily Mail shkruan se dy të fundit në “Skyfall” dhe Spectre” ishin interpretuar nga këngëtarët britanik, Sam Smith e Adele, por tani është “Queen B” që mund të jetë pjesë e projektit të fundit, transmeton Koha.net.

Projekti “The Bond 25” pritet të lansohet në nëntor të 2019./ KultPlus.com

Të ngjajshme