Era Istrefi do të performojë në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”

16 Janar, 2019 - 9:00 am

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, po kthehet në emrin më të pëlqyer për të performuar në ngjarjet sportive.

Ajo ishte pjesë e “Botërorit 2018” së bashku me aktorin e njohur Will Smith dhe këngëtarin e famshëm Nicky Jam, ndërsa këtë herë do udhëtojë drejt Parisit.

FIFA kanë konfirmuar se Istrefi do të bëjë ceremoninë e hapjes së “Kupës së Botës për Femra 2019” në Paris.

Ende nuk është konfirmuar kjo gjë nga Era Istrefi. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme