Dakota Johnson ndaj paparacëve: Jeni si Covid-19

4 Nëntor, 2021 - 6:00 pm

Aktorja e njohur Dakota Johnson ka shprehur së fundmi pakënaqësitë e saj ndaj paparacëve.

Në një intervistë për ‘Hollywood Reporter’ , Dakota i krahasoi fotografët me mikrobet e padukshme dhe Covid-19.“Ata janë shndërruar në parazitë të poshtër, dëmtues që mund t’i shihni. Ata janë mikrobe të padukshme. Ata janë si COVID, të tmerrshëm dhe vdekjeprurës. Ata fshihen në makina. Nëse doni ta keni atë punë, të paktën ta bëni me pak integritet. Dilni nga makina juaj dhe bëni një foto”, deklaroi aktorja. Johnson është përfolur së fundmi se është fejuar me partnerin e saj Chris Martin dhe po planifikojnë të martohen në fillim të vitit të ardhshëm./ KultPlus.com

Të ngjajshme