Dalin në shitje biletat e Sunny Hill Festival

16 Qershor, 2018 - 5:11 pm

SunnyHill Festival po vjen më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë .

Në mesin e 30 artistëve performues do të jetë edhe DUA LIPA, ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë.

Prej sot, biletat e para janë në shitje online.

Për t’i blerë biletat, vizitoni www.sunnyhillfestival.com dhe klikoni në Buy Tickets. Prej të hënës, biletat e festivalit do të jenë në shitje edhe në pika fizike, përkatësisht në Rave Travel dhe mbi 40 pikat e rrjetit të Vllesa / RIA, në tërë Kosovën.

Të ngjajshme