Donald Trump Jr i kundërpërgjigjet Meryl Streep mbi pretendimet që ajo nuk e dinte për sjelljet e Harvey Weinstein

5 Janar, 2018 - 12:13 pm

Djali i Presidentit Trump, së fundmi ka reaguar ndaj një interviste ku Meryl Streep thotë nuk donte t’i dëgjonte njerëzit që e thirrni nga jashtë për heshtje, ata në vend të saj do duhej ta thërrisnin Melania dhe Ivanka Trump për heshtjen e tyre ndaj burrave që akuzoheshin si sulmues seksual, përcjellë KultPlus.

Donald Trump Jr shpërtheu ndaj këtij reagimi të fitueses së Oskarit, duke shkruar: “E mrekullueshme se si ajo është personi i vetëm në të gjithë Hollivudin që nuk e dinte që Weinstein ishte një sulmues (sigurisht që ajo e dinte) ka një mendim për këtë.”

Mllefi i tij në Twitter erdhi pas intervistës së Streep me New York Times në të cilën ajo përsëri nuk iu drejtua direkt akuzave në rritje të përdhunimit dhe sulmeve seksuale të Weinstein, me të cilin ajo ishte shumë e afërt dhe punoi me vite të tëra. Ajo që me të vërtetë e zemëroi Don Jr, ishte fakti se ajo përfshiu familjen e tij në këtë çështje.

Presidenti Trump gjithashtu është akuzuar për ngacmim seksual nga një numër i madh grash që u bën publike në Washingtoni Post.

“Unë nuk dua të dëgjoj për heshtjen time. Unë dua të dëgjoj për heshtjen e Melania Trump. Dua të dëgjoj prej saj. Ajo ka kaq shumë gjëra të vlefshme për të thënë. Po ashtu edhe Ivanka. Dua që ajo të flasë tani, “kishte thënë Streep./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme