Dua Lipa argëton publikun në festivalin e Kanës

24 Maj, 2019 - 11:32 am

Dua Lipa është duke punuar fuqishëm në projektet e reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor pas atij debutues.

Këngëtarja shqiptare ka pezulluar të gjitha koncertet anembanë botës, por jo edhe performancat e herë pas hershme në ngjarjet madhore.

Së fundi, zeshkania po qëndron në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, ku kënduar edhe disa këngë para të pranishmëve.

Gjithashtu në mbrëmjen gala të organizatorëve publikun e ka argëtuar edhe këngëtari legjendar, Tom Jones.

Theksojmë se në këtë festival si mysafir janë edhe dy bukuroshet tjera shqiptare, Aurela Hoxha, Heidi Lushtaku dhe Armina Mevlani.

Ndryshe, Lipa pritet që gjatë verës të vjen në Prishtinë, kur do të mbahet festivali muzikor i themeluar nga ati i saj, Dukagjini, “Sunny Hill”. /Telegrafi/KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bx1DNH0F28W/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Të ngjajshme