Dua Lipa dhe Bebe Rexha solidarizohen me Demi Lovaton, i urojnë shërim të shpejtë

25 Korrik, 2018 - 9:54 pm

Këngëtarja amerikane Demi Lovati ishte dërguar urgjentisht në një spital të Los Angelesit pas konsumimit të tepërt të substancave narkotike.

TMZ raportoi se ylli 25-vjeçar u gjet e pavetëdijshëm në shtëpinë e saj që është në Hollywood.

“Demi është zgjuar dhe gjendet pranë familjes, të cilët duan të shprehin falënderimet për të gjithë dashurinë, lutjet dhe mbështetjen. Disa informata që raportohen janë të pasakta dhe kërkojmë të respektohet privatësia dhe të mos ketë spekulime rreth shëndetit ndërsa shërimi është gjëja më e rëndësishme”, tha një familjar për mediat amerikane, duke konfirmuar se gjendja e saj po përmirësohet.

Me gjendjen e rënduar të Demit janë solidarizuar edhe shumë prej emrave të njohur të elitës botërore, ndër to edhe dy artistet shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha.

Kjo e fundit ishte ndër të parat, e cila me të kuptuar gjendjen e këngëtares Lovati, e dedikoi asaj një status në Twitter, duke treguar se po lutet për shërimin sa më të shpejtë të saj.

“Unë jam duke u lutur për ju me gjithçka timen Demi Lovati. Ti je kaq shumë e dashur”, ka shkruar këngëtarja Rexha në Twitter.

Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, një dedikim i ka kushtuar edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila gjithashtu është ndjerë e prekur nga gjendja e keqe e këngëtares Demi Lovato.

“E dashur Demi Lovato, ti je një forcë që duhet llogaritur dhe je më e fortë se sa mendon. Ne jemi të gjithë këtu për ty”, ka shkruar Dia Lipa në Twitter.

Demi Lovato është njëra prej këngëtareve më të dashura në të gjithë botën, kjo pasi ajo pëlqehet edhe nga moshat e reja, që kur këndoi këngën “Let it go”, e cila është kolona zanore e filmit të animuar “Frozen”.

Fansat e saj presin lajme të mira në vazhdim lidhur me përmirësimin e gjendjes së saj. /KultPlus.com

Të ngjajshme