Lindsay Lohan tek Tommy Mottola për rikthimin muzikor

25 Qershor, 2019 - 2:30 pm

Lindsay Lohan thuhet se e ka nënshkruar një marrëveshje të re për album me ish-bashkëshortin e Mariah Carey, Tommy Mottola.

Vetëm disa ditë pasi që ylli i “Mean Girls” i konfirmoi raportet se po e braktiste reality shown e MTV, Lindsay Lohan’s Beach House, ajo zyrtarisht po e planifikon një “sulm” tjetër në top-lista.

Burimet për “Page Six” të “New York Post” thanë se ajo ka nënshkruar me “Casablanca Records të Mottola”, kompani kjo e cila qëndron prapa albumit të saj debutues, “Speak”, të cilin ajo e publikoi në vitin 2004, shkruan KOHA Ditore.

Albumi, i cili e përfshiu hitin “Rumors”, arriti në top-pesëshen e “Billboard 200”.

Lindsay e paralajmëroi rikthimin në muzikë më herët këtë vit, kur e postoi një foto të saj në studion e regjistrimit dhe sugjeroi se ajo po punonte në muzikën e re.

Lohan dhe drejtuesit e MTV u dakorduan të mos vazhdonte me sezonin e dytë të Beach House, ndërsa Lohan tha për “Page Six” më herët këtë javë se nuk kishte dramë të mjaftueshme edhe për një sezon.

Të fundit

Të ngjajshme