Dua Lipa me dedikim në Ditën e Nënës: Urime Nënë, të duam

14 Mars, 2021 - 6:24 pm

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa Ditën e Nënave e ka shfrytëzuar për ta uruar nënën e saj, shkruan KultPlus.

Lipa nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka falënderuar nënën e saj për çdo gjë që ajo ka bërë deri më sot.

“Urime dita e nënës për nënë time, Të dua, ne të duam – faleminderit për çdo gjë që bënë për ne!!!!!”, ka shkruar këngëtarja.

E diela e Nënave, e njohur ndonjëherë si Dita e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar, mbahet të Dielën e katërt të Kreshmëve. Saktësisht tre javë para të Dielës së Pashkëve dhe zakonisht bie në gjysmën e dytë të Marsit ose në fillim të Prillit./ KultPlus.com

Të ngjajshme