Dua Lipa me një paraqitje të mrekullueshme në konferencën e “Vogue”

15 Tetor, 2022 - 5:00 pm

Dua Lipa dukej elegante teksa ka pozuar për foto në konferencën vjetore të “Vogue Forces Of Fashion” në Londër të premten, transmeton KultPlus.

DailyMail shpjegoi në detaje kostumin e Lipës dhe paraqitjen e saj në konferencë.

Në një bisedë të titulluar “Një ndjesi e popit dhe modës”, kryeredaktori britanik i Vogue, Edward Enninful diskutoi për fuqinë e yllit me Duan, nga ajo që duhet për të bërë turne, për atë që duhet të veshësh në skenë dhe procesin dhe bashkëpunimin që duhet për të arritur atje.

Në event të pranishëm ishin gjithashtu, CEO i “Luxury Promise”, Sabrina Sadiq, kryeshefi çështjeve Institucionale në Kering, Marie-Claire Daveu, dhe redaktori i British Vogue, Dana Thomas, drejtoresha kontribuuese e modës, Kate Phelan dhe drejtoresha evropiane e bukurisë dhe mirëmbajtjes, Jessica Diner. /KultPlus.com

Të ngjajshme