займ на карту онлайн потребительский кредит

Dua Lipa në ekranet gjigante të Times Square

Nëntor 5, 2019 - 1:49 pm

Dua Lipa vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo në fillim të këtij muaji bëri rikthimin në muzikë, ndërsa solli të realizuar me klip projektin “Don’t Start Now”, ku vetëm për pesë ditë në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve.

Se këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur famë të madhe, kjo dëshmohet me sukseset që po i reklamohen në ekranet e mëdha të vendeve publike.

Së fundmi, 24-vjeçarja është shfaqur sërish në mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square, këtë herë nga platforma digjitale, YouTube.

“Faleminderit YouTube që më keni vendosur në Times Square. Don’t Start Now tashmë është publikuar”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Lipa.

Ndërkohë, nga 50 këngët për muajin nëntor, prestigjiozja The Guardian rekomandon të parën “Don’t Start Now” të Dua Lipës, e cila tashmë është shndërruar në një hit nga fansat e saj.

Gjithashtu, këngën “Don’t Start Now”, këngëtarja e interpretoi në skenën e ‘MTV EMA’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B4et00yBagC/

Të ngjajshme