Dua Lipa për Bebe Rexhën dhe Action Bronson: Jemi shqiptarë

18 Dhjetor, 2020 - 11:28 pm

Përderisa është duke gëzuar suksese të shumta, edhe interesimi për intervista me Dua Lipën është rritur, shkruan KultPlus.

Kështu ylli i muzikës pop është duke u shfaqur nëpër medie të ndryshme, duke shpalosur gjëra të reja.

Së fundmi, Lipa ka qenë e pranishme në “Web’s Most Searched Questions”, përgjatë së cilës ajo u përgjigj për pyetjet që iu bëheshin më së shumti nga fansat.

Një nder temat e prekura ishte edhe relacioni me Bebe Rexhën dhe Action Bronson, të cilët kanë prejardhje shqiptare.

Lipa në këtë pyetje u përgjigj me një ngrohtësi.

 “Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, u shpreh ajo për Beben.

Në anën tjetër për Bronson ajo shkoj edhe përtej kësaj, duke thënë se e konsideron si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim, po ashtu ai më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundoi Dua. / KultPlus.com

Të ngjajshme