займ на карту онлайн потребительский кредит

Dukesha Markle fillon projektin e saj të parë humanitar (FOTO)

18 Shtator, 2018 - 1:30 pm

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle ka realizuar projektin e parë humanitar pa prezencën e një anëtari tjetër nga familja mbretërore.

Kjo ndodhi pasi ndihmoi për të shkruar një libër të ri gatimi “Our Community Cookbook” që përfshin receta të vullnetarëve. Meghan Markle ka shkruar parathënien e librit të ri të prodhuar nga kuzhinierët nga Kuzhina e Komunitetit Hubb, një iniciativë e bazuar në vendin e kullës së Londrës Perëndimore.

Ajo ka bërë një udhëtim për një xhami për të gatuar për të prekurit nga zjarri i kullës Grenfell që la të vdekur 72 persona.

Në projektin e saj vetëm si anëtare e familjes mbretërore, Meghan Markle tha se pati një lidhje të menjëhershme me kuzhinën në qendrën kulturore të Al Mannar.

“Ndihem shumë e lidhur me këtë kuzhinë, është një vend ku femrat mund të qeshin, mërziten, qajnë dhe gatuajnë së bashku. Ndërthurja e identiteve kulturore nën një cati të përbashkët krijon një hapësirë për të patur një ndjenjë thjeshtësie, nevojë universale për të lidhur, ushqyer dhe komunizuar nëpërmjet ushqimit, krizës apo gëzimit”, tha ajo./ KultPlus.com

Të ngjajshme