Dwayne Johnson, i gatshëm për të kandiduar për president në të ardhmen

18 Shkurt, 2021 - 11:41 pm

Aktori i njohur Dwayne Johnson në një intervistë përmendi mundësinë e kandidimit si president i SHBA-së, përcjell KultPlus.

I njohur ndryshe edhe si “The Rock”, aktori tha se këtë do ta bënte nëse shoqëria do ta kërkonte.

“Do të konsideroja një kandidim presidencial në të ardhmen nëse kjo është ajo që njerëzit do të dëshironin. Vërtetë e kam fjalën për këtë dhe nuk jam i butë në asnjë mënyrë me përgjigjen time”, tha aktori i njohur.


Pas kësaj deklarate të aktorit në Twitter pati reagime të shumta, ku edhe kërkuan që ai të kandidojë në të ardhmen. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme