Era Istrefi ka gati tri këngë të reja

3 Gusht, 2017 - 9:07 am

Era Istrefi është gati për të lansuar këngën e re me videklip.

Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike “No I Love You”.

Kënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në anglisht i këngëtares. Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules” gjenden në majë të top-listave botërore.

Përveç këtij projekti, Era Istrefi ka incizuar edhe dy këngë të tjera duke formuar edhe listën e plotë të albumit debutues në anglisht.

Bëhet e ditur, se këngët e reja titullohen “Sapphire” dhe “Home with you”, këngë këto, të punuara nga producentë të njohur me të cilët bashkëpunon këngëtarja për tregun botëror./ KultPlus.com

Të ngjajshme