Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret”

1 Nëntor, 2018 - 5:40 pm

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të prek majat e sukseseve në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka bërë të ditur se më 23 nëntor, do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Përveç albumit dhe këngëve të reja, Ora po vazhdon të jetë aktive dhe e kërkuar edhe nëpër evente të mëdha botërore.

Së fundmi, Rita ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti.

“Rita merr qytetin e New Yorkut! Unë do të performoj në shfaqjen e ‘Victoria Secret’ më 2 dhjetor, do të performoj në Ditën e Falënderimeve të Macys më 22 nëntor – një ditë para se albumi im i ri ‘Phoenix’ të vijë”, ka shkruar Rita në një fotografi të publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BppCyn4nmM9/?taken-by=ritaora
E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.

Kjo këngë po vazhdon njëherësh që të qëndrojë lart në top listat britanike dhe amerikane. /KultPlus.com

Të ngjajshme