Fotografi shqiptar realizon foto për Cardi B (FOTO)

6 Nëntor, 2018 - 5:12 pm

Rep artistja amerikane, Cardi B është personazhi më i përfolur i mediave rozë botërore së fundmi. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e këngës së saj të re “Mi mami” që është në bashkëpunim me El Alfa El Jefe.

Në xhirimet e këtij videoklipi ka qenë edhe fotografi shqiptar, Albert Marashi, shkruan rtv21.tv Ai ka realizuar disa foto për rep artisten amerikane, Cardi B me të cilën e ka edhe një foto së bashku.
https://www.instagram.com/p/Bpw-lVWnLEr/
Këtë e ka bërë të ditur vet fotografi përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Instagram. Ai është një fotograf profesional që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një karrierë 10 vjeçare. Alberti kishte pasur bashkëpunime edhe me markat e njohura botërore si Ralp Luren dhe revistën Forbes.
https://www.instagram.com/p/BpuXe5Tnthc/
Kujtojmë që projekti i fundit i rep-artistes është kënga “Money” e cila është publikuar në versionin audio dhe deri më tani në kanalin Youtube ka marrë mbi 25 milionë klikime./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bpw-lVWnLEr/
https://www.instagram.com/p/Bpw-lVWnLEr/

Të ngjajshme