Getoar Selimi e krahason veten me Naim Frashërin

18 Dhjetor, 2017 - 9:03 pm

Hip hop superylli, Getoar Selimi gjithnjë befason me publikimet e tij.

Reperi i madh i skenës muzikore shqiptare ka vazhduar me publikimet e tij në rrjetet sociale.

Tash, ai në Instagram ka publikuar një kolazh ku shihet ai në ngjyra bardh e zi me Naim Frashërin dhe Abdyl Frashërin, dy prej ikonave të shkrimit dhe historisë shqiptare.

Nuk dihet nëse Geti vërtet ka tentuar të krahasohet me mendjet e ndritura të historisë shqiptare.

Ka mundësi, që reperi të konsiderojë veten si tekstshkruesin më të mirë ndonjëherë shqiptar bashkë me Naimin dhe Abdylin, një pretendim që sërish do të ishte i ekzagjeruar.

Nuk munguan as komentet e ardhuruesve, ku shumë prej tyre e pranonin krahasimin si me vend, e disa madje kritikuan Geasyn pse krahasoi veten me vëllezërit Frashëri.

Geasy së fundmi erdhi me ritme rap-patriotike në projektin “Bisha me dy Koka” që pati sukses të konsiderueshëm. / KultPlus.com

Të ngjajshme