‘All I Want for Christmas is You’, me tri rekorde në librin e rekordeve Guinness

26 Nëntor, 2019 - 6:56 pm

Mariah Carey ka thyer jo një, por tri rekorde të Librit të Rekordeve Guinness.

 “All I Want for Christmas is You”, kënga hit e çdo fundviti krishtlindjes nga Carey, është kënga që ka qëndruar më së gjati në toplistat muzikore dhe që është këngë festive.

Kënga poashtu është kënga më e transmetuar në Spotify në 24 orë, gjithsej 10.8 milion herë, dhe mbetet kënga festive që ka qëndruar më së gjati në toplistën Top Chart 10 në Angli.

Mariah Carey Christmas Show Nov 23 2019 GBOWR Photos By Denise Truscello

Të gjitha këto tri rekorde do të përfshihen në librin e Guinness World Records 2020 Edition.

“All I Want for Christmas is You” është shndërruar në këngë hit dhe senzacion që prej lansimit të saj me 24 tetor 1994, si pjesë e albumit “Merry Christmas” nga Mariah Carey.

Kënga çdo vit rikthehet në toplista dhe mbetet ndër ato këngë të pavdekshme në të cilën Mariah Carey e ka shkrirë zërin e saj përgjithmonë. Këtë vit kënga do të rikthehet në toplista për të 13-tin vit me radhë. / KultPlus.com

Të ngjajshme