Hanks i shkruan letër djalit me emrin Corona i cili u ankua se po ngacmohet në shkollë për shkak të emrit

24 Prill, 2020 - 10:45 am

Aktori amerikan Tom Hanks i ka shkruar letër dhe i ka dërguar një makinë të shkrimit të brendit Corona, një djali australian i cili ishte ngacmuar në shkollë për shkak të emrit të tij, Corona.

Corona De Vries, 8 vjeçar, i kishte shkruar i pari, Tom Hanksit dhe gruas së tij, Rita Wilson, pasi kanë qenë sëmurë nga virusi.

“Kam dëgjuar në lajme që ti dhe gruaja jote jeni sëmurë nga koronavirus, a jeni në rregull”, ka shkruar ai, shkruan BBC.

Ai ka shtuar se e do emrin e tij, por në shkollë po e thërrasin koronavirus.

“Jam shumë i mërzitur dhe i zemëruar kur njerëzit më thërrasin kështu”, ka shkruar ai.

Tom Hanks në përgjigje i ka shkruar “I dashur shok Corona”. “ Letra jote na ka bërë mua dhe gruan time të ndihemi mrekullueshëm. Faleminderit që je një shok kaq i mirë- shokët i bëjnë shokët të ndihen mirë”, transmeton KOHA.

Hanks dhe Wilson janë kthyer nga Queensland në SHBA, pasi kanë shpenzuar tri javë për t’u shpruar nga koronavirusi.

Aktori i ka thënë djaloshit se “ti je njeriu i parë që e kam njohur dhe që mban emrin Corona”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme