Jagger e tregon formën e mirë pas operimit të zemrës

17 Maj, 2019 - 9:30 am

Pasi që “Rolling Stones” e anuluan turneun e Amerikës së Veriut për shkak të shëndetit të Mick Jagger, të gjithë janë të shqetësuar në lidhje me legjendën e moshuar i cili në korrik do t’i mbushë 76 vjet. Më parë u zbulua se Mick do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa “Daily Mail” kohët e fundit njoftoi se ai i ka zëvendësuar valvulat e zemrës. Mjekët thanë për operacionin se në 95% të rasteve është i suksesshëm. Tani, që t’i tregojë të gjithë fansave që me të vërtetë është mirë, në profilin e tij në Twitter, Mick e ka publikuar një video në të cilin shihet se është kthyer në formë.

Fansat e pritën këtë njoftim me entuziazëm, ku shohin se si frontmeni i një prej bendeve më të njohura të të gjitha kohërave, vallëzon në mënyrën e vet, duke treguar se ndjehet me të vërtetë mirë pas operacionit të valvulave të zemrës. Mick kishte veshur tutë, bluzë të bardhë dhe atlete të bardha tenisi që janë edhe shenja e tij mbrojtëse. Për shkak se me tweetin nuk ishte postuar ndonjë tekst shoqërues, ndjekës të shumtë mezi po presin që Mick të prononcohet edhe zyrtarisht, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, Mick ka njoftuar në rrjetet sociale se bendi kishte shtyrë 17 koncerte në Amerikë dhe Kanada. “Është e tmerrshme që duhet t’ju zhgënjej në këtë mënyrë. Jam i dëshpëruar që duhet t’i shtyjmë turnetë, por do të punoj shumë në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ndërsa Daily Mail më tej shkruan se kthimi i këngëtarit legjendar pritet këtë verë, kur Rolling Stones megjithatë do t’i mbajë të gjitha koncertet krejtësisht të shitura./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme