Joland Novaj, shqiptari që rrëmbeu vëmendjen në galanë e “Gucci & Balenciaga”

18 Prill, 2021 - 6:20 pm

Gucci dhe Balenciaga kanë bashkuar forcat për të prezantuar një koleksion. Kush do ta kishte menduar se do të shihnim një ditë ku dy nga shtëpitë më të modës dhe më të mëdha të modës luksoze, të dyja në pronësi të Kering, do të bashkoheshin për një projekt të veçantë?

Gucci debutoi mbrëmë në koleksionin e tij të shumëpritur  ‘Aria’ ku u zbulua se gjenitë krijues Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci dhe Denma Gvasalia i Balenciaga kishin vendosur mendjet e tyre së bashku për të zbuluar një bashkëpunim mahnitës. ‘Aria’ shënon 100 vjetorin e Gucci.

Por vëmendjen e rrëmbeu edhe një model nga Kosova, i cili quhet Joland Novaj. Modeli shqiptar shkëlqeu në këtë pasarelë dhe ai vetë nuk po e besonte që ishte pjesë e galasë. Përpos shkëlqimit që pari, askush nga ne se kuptuam si ishin emocionet e tij. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai u shfaq me lot në sy nga gëzimi.

“Nuk mund ta besoj se po shikoj veten të sfiloj për “Gucci Aria Show”, një nder i madh të jem pjesë e saj.

P.s Ne foton e fundit janë lotë gëzimi!”, mbishkroi Joland./ KultPlus.com

Të ngjajshme